Flokët që bëhen shpejtë të yndyrshme janë problem i shumë femrave, e shpesh lidhur me këtë është e vështirë të gjendet zgjidhja, shkruan Kosovarja.

Shpeshherë janë dëgjuar edhe teori të tilla si : të lahen flokët më rrallë në mënyrë që yndyra të shmanget, por që kjo gjë shpie në parregullsi tjera për të cilat do të pendoheni.

Kjo nga që yndyra që prodhohet mund të formojë infeksione në lëkurën e kokës, që e bën këtë një proces të dhimbshëm dhe shumë të vështirë.

Shumica nga ne pyesim se pse formohet yndyra e tepërt në flokë? Këtë e shkaktojnë gjëndrat dhjamore në organizëm, e që mbarimi i këtyre gjëndrave ndodhet shumë afër lëkurës së kokës.

Në vazhdim, Kosovarja ua paraqet disa zgjidhje lidhur me këtë problem, me të cilin sot ballafaqohet një numër i madh i femrave.

Zgjidheni shamponin për flokët e yndyrshme

Është shumë e rëndësishme zgjedhja e shamponit për problemin e tillë.

Mos përdorni balsam në rrënjë

Me që dihet se balsami zbut dhe ushqen flokët e dëmtuar, hidheni atë vetëm në majat e flokëve, kujdes mos prekni rrënjën.

Shmangeni ujin shumë të nxehtë

Uji i nxehtë lidhur me këtë problem mund të ketë ndikime negative, andaj zgjidheni një temperaturë normale por pak më nga e ftohta.

Preni rregullisht majat dhe mos i prekni flokët shumë me duar

Prerja e majave rigjeneron shumë flokët duke ua kthyer edhe volumin, ndërkaq shmangeni prekjen e tyre me duar, duke qenë se papastërtitë e shumta si dhe yndyra e lëkurës ndikon edhe më keq./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË