Flokët tuaj, kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të veçantë. Të kesh flokë të hollë dhe të dëmtuar mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, nga kushtet mjekësore deri tek zakonet e dobëta dietike. Ka disa mënyra për të shtuar volumin dhe më e rëndësishmja, për t’i ndihmuar flokët të rriten të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm.

Më poshtë gjeni mënyrat se si të shtoni volumin:

Përziejeni xhelatinën me vaj esencial për të rritur volumin.
Një fakt që mund të kemi humbur në lidhje me xhelatinën, është se është një burim i pasur me proteina. Ajo siguron gati 2 gram proteina për ½ filxhan. Kështu, është përbërësi më i mirë për një maskë që të forcojë flokët e hollë dhe të dëmtuar. Përzieni ujë, xhelatinë dhe disa pika vaj esencial, më pas aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe bëni masazh. Prisni disa minuta dhe shpërlajeni me ujë të bollshëm.

Krijoni maskën tuaj me vezë dhe kos.
Vezët janë të pasura me proteina, biotinë dhe vitaminë B12. Të gjitha janë thelbësore për të forcuar flokët e hollë. Ideja e larjes së flokëve tuaja me vezë mund të duket e pakëndshme në fillim, por përfitimet e përbërësve të saj do t’ju habisin edhe pas përdorimit të parë. Merrni një vezë dhe përziejeni me kos, aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lëreni të qëndrojë për një orë ose më shumë. Më pas mund t’i lani flokët, t’i thani dhe të shijoni rezultatet.

Flini me flokë të kapura.
Një nga mënyrat më të lehta për t’i dhënë vëllim flokëve tuaj. Lani flokët pak para se të shkoni në shtrat dhe përdorni një lidhëse për të tërhequr lart flokët tuaj të lagur. Në këtë mënyrë, flokët tuaj do të thahen gjatë natës dhe kur të zgjoheni në mëngjes, do të vini re dyfishin e volumit.

Masazhoni kokën tuaj me një vaj para se t’i lani.
Një studim tregoi se masazhimi i kokës mund të ndihmojë në rritjen dhe trashjen e flokëve tuaj. Masazhi ndihmon në qarkullimin e gjakut. Provoni të masazhoni butësisht kokën tuaj në një lëvizje rrethore përpara se t’i lani. Përdorni një vaj për trajtimin e flokëve ose disa pika vaj kokosi, të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për flokët e dëmtuar.

Përfshini më shumë perime, fruta dhe proteina në dietën tuaj.
Nëse dëshironi flokë të fortë dhe të shëndetshëm, duhet të përfshini perime dhe fruta në dietën tuaj. Flokët tanë kanë nevojë për hekur, biotinë dhe vitamina për tu rritur të shëndetshëm. Shumë perime, përfshirë spinaqin dhe fasulet, janë të pasura me hekur dhe natyrisht frutat janë gjithashtu burim i shkëlqyeshëm i vitaminave.

Vizitoni mjekun tuaj për një kontroll.
Situatat më të zakonshme janë keqfunksionime të tiroides, mungesa e vitaminës ose hekurit, anemia dhe problemet e hormoneve. Ekziston edhe një gjendje e quajtur alopecia androgjenike, e cila është gjenetike dhe që mund të fillojë në të njëzetat ose pas menopauzës. Pra, kontrollimi është gjithmonë një vend i mirë për të filluar.

Përdorni një maskë me avokado dhe vezë një herë në javë.
Përzieni avokadon, e cila është e pasur me proteina, dhe vezët, për shkëlqim dhe trashësi, me vaj ulliri ose argan, dhe një lugë gjelle mjaltë për të krijuar një maskë super ushqyese për flokët tuaj. Masën mund ta aplikoni në flokë të thatë ose të lagur, të prisni 20 minuta dhe ta lani. Përdoreni rregullisht dhe shumë shpejtë do të vini re një ndryshim.

Provoni llak me ngjyra të flokëve për të shtuar vëllimin.
Shtimi i ngjyrës së flokëve me një llak në flokët tuaj është si të përdorni kozmetikë në fytyrën tuaj. Nëse e vendosni në vendet e duhura mund të ndryshoni plotësisht stilin dhe pamjen e flokëve tuaj për tu dukur më të fortë dhe më të plotë. Për flokë të errët, përpiquni të përqendroheni në rrënjët e flokëve, ku kontrasti është më i dukshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË