Dream Catcher apo ‘kapësja e ëndrrave’ është një simbol që gjeni në çdo vend.

Ky simbol është shume i përhapur si dekor, por origjinna i’u përket amerikanëve.

Kapësja e ëndrrave në kulturën amërikane njihej si simbol për të kapur ëndrrat e këqija.

Disa fise indiane e përdornin kapësen e ëndrrave si simbol të mbrojtjes dhe rehatisë.

Mirëpo mitet për to janë të shumëta. Sipas rrëfenjave të fisit Ojibwa, një nënë merimangë mistike, ishte mbrojtëse shpirtërore e fisit, veçanërisht për fëmijët dhe bebet.

Ndërsa brezi i ri rritej dhe shpërndahej, ajo e kishte të pamundur t’i ruante të gjithë, ndaj dhe krijoi kapësen e parë të ëndrrave. Një model, i cili u ndoq dhe u trashëgua nga gjyshet dhe nënat.

Amerikanët autentikë besojnë se ajri i natës është i mbushur me ëndrra, të mira dhe të këqija, ndaj kapësja e ëndrrave varet në një vend ku mund ta kapë dielli i mëngjesit, në mënyrë që ëndrrat e këqija të digjen sapo të agojë.

Të gjithë elementet që indianët i kanë vendosur kapëses së ëndrrave, kanë kuptime që lidhen ngushtë me jetën reale.

Forma rrethore për shembull, përfaqëson ciklin jetësor dhe rrugëtimin e Diellit dhe Hënës përmes qiellit.

MUND TË JU PËLQEJNË