Ëndrrat për rënien apo mbytjen, janë ëndrrat janë ndër më të zakonshmet dhe janë të lidhura me mitin që mund të vdisni vetëm në ëndrrat tuaja nëse bini ose mbyteni.

Zakonisht këto ëndrra shoqërohen nga frika, edhe pse kjo nuk është e nevojshme. Interpretuesit e ëndrrave thonë se këto lloj ëndrrash kërkojnë që ju të vlerësoni situatën aktuale në jetën tuaj.

Ka shumë të ngjarë që nuk ndjeheni mjaft i sigurtë ose nuk keni mbështetjen e nevojshme, edhe pse këto ëndrra mund të shfaqen edhe kur ju gjeni veten në një situatë të re dhe është e lidhur me emocione të reja.

Është më së shumti rreth frikës së humbjes së besimit të të tjerëve, dyshimeve për aftësitë tona dhe mendimit për dështim.

Këto ëndrra më shpesh shfaqen kur ne marrim vendime të rëndësishme në jetë.

MUND TË JU PËLQEJNË