I dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid është fotografuar duke debatuar ashpër me një burrë në Londër, pasi ky i fundit po i akuzon se ia ka vjedhur kufjet e markës “Airpods”.

Brian Markle kishte dalur t’i blinte nënës së tij një tortë, ndërsa nga xhepi i kishte rënë kufja, të cilën e kishte pasur të lidhur me telefonin e tij.

Brian, 44 vjeç, i cili nuk e kishte idenë se njeriu në një kapuç tartani ishte një super yll i Hollywoodit, i tha “Mail Online” se kishte debatuar ashpër ne Anwarin.

Mirëpo, në opsinonin e tij në telefon “Find My Phone”, kur ai bëri kërkimin, telefoni i tij e çoi atë në drejtim të Anwar dhe shokut të tij, ku pikërisht modeli kishte pasur kufjen në vesh, mirëpo dy djemtë shihen të shqetësuar nga akuzat e Brian, duke mohuar një gjë të tillë.

Brian tha “Ai ishte duke mu betuar, duke thënë ‘Unë nuk t’i kam marrë kufjet e tua o burrë”.

“Aplikacioni më tha ku ishin. Më çoi direkt te dy djemtë, dhe njëri prej tyre kishte një në vesh. Unë shkova atje dhe pyeta nëse ato ishin të mijat, dhe ata thanë: ‘Jo, jo, jo’”. U fiksova për 20 minuta”, thotë ai.

Mail Online ka tentuar të kontaktojë me përfaqësuesit e Anwar për koment, por nuk janë përgjigjur./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË