Një grua ka vdekur mbrëmë në rrethana të dyshimta në Prishtinë. Policia njofton se 48 vjeçarja u gjet pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 18:00.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia është ne ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit te vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij. Ne vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kane prezantuar edhe specialist te forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko- ligjor.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit te shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, tha ajo.

 

MUND TË JU PËLQEJNË