Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, njëherësh edhe anëtar i Nismës, edhe më parë kishte parashikuar që Kurti mund të vri9tej.

Ai kishte thënë se duke u bazuar në përvojën e tij politike, sipas tij, Kurti mund të vri(tet nga njerëzit e VV’së, apo nga dikush më i çmendur.

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate bërë një kërcënim për Albin Kurtin. Ai e ka nisur shkrimin duke e krahasuar Kurtin me presidentin amerikan John F. Kennedi, i cili ishte vr9arë gjatë mandatit sa ishte president.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”, ka shkruar Hoti.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Nisma Socialdemokrate duke u distancuar nga deklarata të tilla.

Ndërsa Nisma e Rahovecit ka thënë se Facebook’u i Haxhi Hotit është hakuar, andaj dikush e ka keqpërdorur atë duke bërë kërcënime të tilla.

E pas pak minutave, vet Hoti ka shkruar një tjetër status, ku sipas versionit të tij është bërë një gabim teknik dhe kërkon falje.

Ndërsa Endrit Shala ka thënë  se distancohet nga çdo deklaratë e tillë që e cila nxitë urrejtje.

Menjëherë pas statusit të Hotit, kanë ardhur reagime nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti Artan Abrashi nga Vetëvendosje ka thënë se asnjë atentat nuk na ndalon në rrugën tonë.

E ndërkohë edhe Gani Geci, i ka ofruar Kurtit ndihmë pas kërcënimit nga Hoti.

MUND TË JU PËLQEJNË