Një hotel luksoz në hapësirë? Sigurisht që po, jeni njeri dhe shpesh herë keni nevojë të largoheni nga çdo kush.

Dhe mesa duket jemi me fat, Fondacioni “Gataway” janë duke punuar në reklamën e tyre të parë mbi hotelin luksoz në hapësirë.

Hoteli i quajtur ‘Stacioni Hapësinor i Van Braun”, synon ta bëjë të mundur vizitën në hapësirë për të gjithë, ku do të ketë bare, restaurante dhe një mori aktivitetesh tjera, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Ashtu siç edhe gjërat e tjera të zakonshme në hotele, edhe në këtë që po flitet pretendohet të ketë hapësirë të lojërave si: trampolinë, fushë të basketbollit dhe ngjitje.

Kompania prapa kësaj ideje, pretendon që ky hotel të hapet në vitin 2025 dhe po ashtu ka për qëllim që të ketë 100 vizitorë brenda javës. Hoteli do të ndërtohet mbi teknologjinë e fundit të përdorur nga ‘Stacioni ndërkombëtar Hapësinorë.’ Hoteli do të jetë i gjatë 190 metra në formë të rrumbullakët, i cili do të rrotullohet në bazë të forcës së gravitetit të ngjashme me atë të hënës.

Përreth hapësirës së jashtme do të ketë 24 module individuale për të fjetur.

MUND TË JU PËLQEJNË