Deniz Baysal i dha fund beqarisë.
Aktorja e famshme u bë emër edhe në publikun kosovar përmes rolit të saj të Hazan, në serialin “Fazilet hanim ve kizlari”, përcjell ORAinfo.
Para shumë fansave të saj, ajo sot dha lajmin e fejesës me këngëtarin turk, Baris Yurtcu.
Ndërsa pas ceremonisë ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet e përqafuar e duke u puthur me të.