Aktorja e njohur turke, Deniz Baysal, e cila u bë e njohur te ne me rolin e “Hazanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në muajin nentor është fejuar me këngëtarin e grupit Kolpa, Barış Yurtçu.

Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për dy vjet, janë fejuar me një ceremoni të thjeshtë në Izmir ku të pranishëm ishin familjarë dhe miqtë e ngushtë të tyre.

Kurse, tani çifti kanë filluar përgaditjet për dasmën e tyre, e cila do të mbahet në muajin shtator. Është bërë e ditur se dyshja kanë zgjedhur njërin prej vendeve amgjike të Turqisë Çesme-n për ta kurrorëzuar dashurinë e tyre.

E pyetur nga gazetarët, ajo është shprehur se ajo personalisht është duke u kujdesur për detajet e ceremonisë martesore, si dhe dasma e tyre do të ketë rreth 400 të ftuar. Siç raportojnë mediat turke, dasma e çiftit dhe mendohet të kap vlerën e 200 mijë lirave turke. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË