Kreu i vendit, Hashim Thaçi i ka reaguar liderit të LVV-së, Albin Kurtit që sot tha se nuk mund të takohet me të, pasi që nuk ndodhet në Prishtinë.

Presidenti ka shkruar në Twitter se pas konstituimit të Kuvendit derisa si urgjencë për të formuar sa më shpejtë Qeverinë ka thirrur sot për ta mandatuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Megjithatë, Thaçi ka shkruar se Kurti nuk ka shkuar në takim. Pavarësisht kësaj presidenti i vendit ka thënë se do t’i dërgojë një ftesë të re.

Tutje, ai ka bërë thirrje që sa më shpejtë të formohen institucionet e Kosovës.

“Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

Thaçi e ka ftuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës. Kurti megjithatë e ka rerfuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë./express

MUND TË JU PËLQEJNË