Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar klubin pejan të xhudos “Ipon”.

Me këtë rast ai ka pasur edhe një përballje me fituesen e medaljes së artë, Majlinda Kelmendin.

Haradinaj ka shkruar se për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Blic/

MUND TË JU PËLQEJNË