Tashmë edhe një tjetër çift i estradës po zë vend në fjalët e muhabetet tona.

Janë këta Hamza dhe Gëzimja, çifti më i ri i estradës që po përmendet jashtëzakonisht shumë për çdo veprim që po bëjnë, shkruan Kosovarja.

Nuk ka shume muaj që janë martuar, dhe duket se ata këtë përjetim të dashurisë po e shijojnë siç është më së miri në krahët e njëri tjetrit.

Këtë romancë duket ta kenë filluar që nga Florida ku tash e disa ditë gjenden atje, ndërsa siç merret vesh dita e sotme zuri ti gjejë në New York.

Se janë të lumtur e të dashuruar kjo vërehet edhe përmes postimeve e imazheve të ndryshme, por edhe që nuk po i zë vendi vend duke shijuar secilin vend ngapak kjo po vërehet dukshëm.

Për lakmi a? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË