Janë ndër grupet më të vjetra të zhanrit rok në trojet shqiptare.

Elita 5 njihen tashmë që 3 dekada, të cilët gjatë këtyre viteve e kanë dëshmuar veten si artistë me plot kuptimin e fjalës, shkruan Kosovarja.

Grupi i shumë hiteve, të cilat vazhdojnë të mbesin edhe sot “IN” dhe në mendjen e publikut, sot po festojnë zyrtarisht 30 vjetorin e formimit si grup i rokut.

Për nder të këtij përvjetori, në Tiranë është organizuar një koncert i drejtpërdrejtë , ku do të performojnë grupi në fjalë të gjitha këngët e tyre.

Ndërkohë sot, Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka mirëpritur sot ata, duke nderuar kontributin dhe angazhimin që kanë dhënë për kulturën e muzikës rok në Shqiptari, duke i dekoruar ata me “Çelësin e Qytetit”.

I pari i Tiranës i ka uruar ata për punën dhe vullnetin e mirë, duke i lartësuar për muzikën e tyre.

Kështu shprehet ai për grupin Elita 5 me rast të përvjetorit të 30-të. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË