Që nga mbrëmë Bashkia e Tiranës në krye me Erion Veliajn ka filluar manifestimet për nder të 100 vjetorit të Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë së madhe.

Erion Veliaj si kryebashkiak për nder të kësaj date historike është treguar tejet i kujdesshëm duke organizuar çdo gjë në shkallën e një klasi të lartë, shkruan “Kosovarja”.

Madje, në këtë ditë ai nuk i harroi as miqtë e artistët kosovar, shumë prej tyre ishin të ftuar si mysafir nderi për ti dhënë akoma më shumë dritë e harmoni kësaj feste.

Shyhrete Behluli, me renë Leartën, Sabriu me bashkëshorten e tij Nerën, Violetë Kukaj ishin disa prej zërave që Erioni zgjedhi që ta nderojnë Tiranën me muzikën e tyre, meqë edhe janë të dashur për publikun tash e sa dekada, shkruan “Kosovarja”.

E përderisa, ditë më parë u analua takimi mes Kurtit dhe Veliajt, siç duket kryebashkiaku i Tiranës në këtë ditë çështjet politike i ka lënë anash, këtë ditë ai ka zgjedhë të miret më shumë me artin dhe kulturën, kështu duke shtruar edhe dreka me artistët kosovar e të ftuarit tjerë.

Tek sa mbrëmë artistet e rikujtuan edhe njëherë Nexhmije Pagarushën, sot ata janë marrë me aktivitete tjera, si zakonisht edhe me atë të mbjelljes së pemëve.

Në storiet e Leartës, resë së Shyretes mund të shohim se sa mirë i ka mirëpritur Erioni të ftuarti special të tij./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË