Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë është edhe Evi Kardashi, e cila ishte balerinë në hotelin ‘Mira Mare’ që u shemb totalisht nga lëkundjes sizmike të mëngjesit.

Ajo mbeti brenda hotelit dhe u gjet pas disa orëve kërkime e vdekur nën rrënoja.

Evi, ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ndërsa siç thanë dëshmitarët, asaj i ishte shembur banesa nga projekti i “Unazës së Re”.

“Pronari i restorantit ‘Mira Mare’ është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur.

Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë” tha anjë dëshmitar për Report Tv.

MUND TË JU PËLQEJNË