Aktorja e shumë roleve si në film ashtu edhe në seriale apo edhe teatër, ngado ku është shfaqur ka treguar një cilësi të aktores dhe ka bërë që roli i saj të dallohet në interpretimin dhe përjetimin që ajo i jep, shkruan Kosovarja.

Gresa është e angazhuar jashtë mase në role të ndryshme, njëri nga ta është edhe ai të seriali ‘Çka ka shpija’ me rolin e Rabijës e cila është një zonjë tekanjoze dhe e pa parashikueshme. Aktorja aq shumë përputhet dhe është e zonja në çdo karakter të çdo roli.

Atë që Gresa e nxjerr në pah është puna, suksesi, jetën private e mban aq larg syrit të medies dhe publikut. Llogarinë private në Instagram ajo e shfrytëzon vetë e vetëm për ndonjë publikim të rëndësishëm. Është edhe ky i fundit mjaft interesantë e shtrirë në një divan, dhe ajo që të lë përshtypje dhe përçon një mesazh te të gjitha femrat se duhet patur guxim dhe se femra është e bukur edhe pa grim. Ky imazh është e shkëputur nga një pjesë e një punë që Gresa pritet ta sjell në vazhdim. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË