Aktorja e njohur, Gresa Pallaska, jo rastësisht është sot në top majet e suksesit në fushën e aktrimit.

Sa i përket traditës së saj familjare, duket se rrënjët e saj kanë të bëjnë me dekada, kur gjyshi i saj, Shani Pallaska, mahniste me talentin e tij.

Pikërisht në ditën e sotme ajo e ka kujtuar atë përmes një shkrimi tejet mbresëlënës duke shfaqur edhe një lloj krenarie për të.

Më këtë rast ajo zgjodhi një varg poezie, e cila ishte:

Në Mundsh

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh… Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh… Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim

ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. .. Në durofsh dot thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë… Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,

dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë… Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,

që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë… Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash

e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon… Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,

dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton… Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda

me vepra që peshojnë

dije dhe mos kij asnjë dyshim,

se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,

dhe NJERI do jesh ti,bija ime.

Një aktor aq i suksesshëm, si në film ashtu edhe në teatër, është e vështirë të harrohet, e sidomos kur zëri i tij u dëgjua ndër breza të tërë, e sidomos tek të moçmit. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË