Reperi Gold Ag njihet për këngët e tij me motive patriotike, por nuk kanë munguar as ato që i këndon dashurisë.

Kohët e fundit janë të dëgjuara e të pëlqyera bashkëpunimet më këngëtaren e njohur Shyhrete Behlulin, shkruan “Kosovarja”.

Jo rrallë herë Gold Ag na ka prezantuar me nënë e tij duke thënë çdo herë fjalët më meritore për një person të tillë.

Së fundi, Gold Ag i frymëzuar sjell disa vargje të bukura për personin më të mrekullueshëm në jetën e tij.

E fjalë të tilla natyrisht që i meriton secila nënë, sapo ti lexoni do të emocionoheni shumë.

“Tash e dikurë, me këmbë e me durë, kaluam së bashku çdo shkëmb e çdo gurë, prej kur isha i vogël e sot që u bëra burrë, vetëm emri yt NANË nuk më tradhtoi kurrë, shkruan këngëtari sipër imazhit./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË