Sot rreth orës 17:00, në lagjen “Kolovoca”, në Prishtinë, dy persona janë plagosur me armë zjarri.Incidentin e ka konfirmuar Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17 :00 kemi marre informatën se ne lagjen Kolovic ne Prishtinë, ka pas te shtëna me arme zjarri. Njësitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në ketë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona.

Te njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person te dyshuar dhe ka konfiskuar armen qe dyshohet te jete përdorur ne rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te tjerë te përfshire ne rast”, tha Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË