Me pranverën vjen edhe nevoja për një laramani gjellërash, ku do të donim të përfshinim të gjitha perimet që sjell kjo stinë.

Gjella në vazhdim është e tillë.

150 gr mish i bluar

250 gr kërpudha

70 gr presh (purrinj)

700 ml supë gjedhi

100 gr karrota

70 gr selino

1 spec

1 qepë

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre

2 lugë domate të bluara në blender ose salcë e gatshme domatesh

kripë

piper i zi

magdanoz

Në vaj fërgojmë preshin e qepën e kur të zbuten pak shtojmë selinon e prerë në katrorka dhe karrotën. Kriposim e piperosim sipas dëshirës.

Më pas shtojmë edhe mishin e bluar, të cilin e fërgojmë për pak minuta duke e përzier vazhdimisht.
Shtojmë edhe specin e grirë imët, kërpudhat, hudhrën, salcën e domatesh dhe në fund supën e gjedhit.

Tavën e mbulojmë me kapak dhe gjellën e ziejmë për 25-30 minuta. Përpara servimit e spërkasim me magdanoz.

MUND TË JU PËLQEJNË