Mund të duket si një gjë e zakontë dhe aspak e nevojshme për të shkuar një spital. Gishti i fryrë i kësaj gruaje është shenjë e rrallë e një infeksioni që ka të njëjtat baktere që shkaktojnë tuberkuloz.
42-vjeçarja kërkoi ndihmë mjekësore pasi gishti i saj i vogël pati një fryrje të madhe që i shkaktoi dhimbje për një javë. Ajo nuk e kishte lënduar dorën në asnjë vend, prandaj mjekët bënë një studim më të thellë.
Kështu, u zbulua se bëhej fjalë për një infeksion bakterial. Bakteret e tuberkulozit po jetonin në gishtin e saj, gjë që mjekët e quajtën “manifestim të rrallë” jashtë mushkërive.
Tuberkulozi është një infeksion bakterial i mushkërive që mund të jetë vdekjeprurës dhe përhapet nga kollitja ose teshtima. Sëmundja shkakton kollitje, humbje peshe, ethe, lodhje dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë fatale.