Edhe ky Vit i Ri nuk kaloi pa incidente.

Përpos personave të përfshirë në incidente ka pas edhe të tjerë që kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente.

Zëdhënësi i QKUK-së, Drilon Asllani ka bërë të ditur për lajmi.net se 538 persona kanë marrë shërbime mjekësore.

“Gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 538 persona morën shërbime mjekësore”, ka thënë Asllani.

Ai ka theksuar se në dhomën e reanimimit u trajtuan 172 pacientë, kishte 90 vizita kirurgjike, 161 vizita internistike dhe 78 raste ortopedike.

Ndërsa si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kërkuan 165 persona, ku dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra.

MUND TË JU PËLQEJNË