Reja e Remzie Osmanit tani bën pjesë në listën më të ngushtë të nuseve më të përmendura.

Gëzime Krasniqi nuk po kalon ditë pa u përfolur. Janë mediat dhe të gjitha portalet që po mirren me të çdo ditë, dhe fama e saj ka arritur kulminacionin, duke i lënë të gjitha rejat e estradës në hije, shkruan Kosovarja.

Kjo pasi që ajo nuk po shquhet vetëm si femra më e bukur me linjat më perfekte dhe që ka një bukuri të mahnitshme, por edhe si nusja e vitit.

Tani, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga martesa e saj po vazhdon të jetë tema kryesore e të gjithë adhuruesve të saj.

Madje, jo vetëm të adhuruesve por edhe ajo shpesh ndjehet nostalgjike për ditët më të bukura të jetës së saj.

Mesa duket e ka gjetur “ngushëllimin” tek fotografitë, pasi sa herë e merr malli poston diçka nga ato ditë, teksa edhe këtë herë nxjerri në pah disa nga imazhet më të bukura të saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË