Nëse ekspozohesh ndaj të ftohtit sëmuresh? Spinaqi ju bën më të fortë? Kërcitja e gishtërinjve shkakton artritin?

Është e vërtetë që mollët ju mbajnë të shëndetshëm, dhe vaksinat shkaktojnë autizëm? Gënjeshtrat më të zakonshme mbi kurat dhe sëmundjet, të çmonuara një e nga një. Lexoni edhe mitet e rreme mbi trupin dhe trurin e njeriut.

1. Kujdes nga i ftohti se do të sëmureni

Edhe pse ftohjet dhe gripet rriten disi me ardhjen e sezonit të dimrit, nuk është e ftohta ajo që na sëmur. Përkundrazi, janë pasojat e saj:temperaturat e ulëta reduktojnë rezervat e mukusit, të cilat zakonisht mbrojnë rrugët e frymëmarrjes nga patogjenët, duke na lënë më të prekshëm ndaj infeksioneve. Pasi ftohemi kemi prirjen të kalojmë më shumë kohë në shtëpi, ku ajri është shpesh shumë i thatë dhe ventilimi i dobët, një zakon që favorizon transmetimin e viruseve dhe baktereve.

MUND TË JU PËLQEJNË