Një dentist i njohur britanik ka paralajmëruar në lidhje me dëmtimin që po i shkaktojnë dhëmbëve disa nga rutinat njerëzore.

Dr Christopher Orr, 47 vjeç, i cili kryeson ekipin ‘Praktika Stomatologjike të Avancuar në Londër’, njofton Daily Mail, pretendon se ritunat ditore të dëmshme tani është shkaku numër një i erozionit të smaltit të dhëmbëve për gratë e moshës së mesme.

“Ne po trajtojmë dhëmbët e pacienteve të moshave 50-60 vjeçare, të dëmtuara kryesisht nga acidi nitrik”, potencoi dentisti.

“Ironia është që uji i nxehtë dhe limoni ka zëvendësuar filxhanin e mëngjesit me çaj dhe kafe, për shkak të përceptimit se kjo e para iu bën të ndiheni të pastruar dhe të rifreskuar”.

Sidoqoftë, sipas Dr. Orr, çaji dhe kafeja kanë nivele më të ulëta të aciditetit dhe janë më pak të dëmshme për dhëmbët.

Ai  ndau zakone të tjera të këqija të zakonshme që po shkatërrojnë dhëmbët e që është konsumimi i duhanit:

Konsumi i duhanit

Pirja e duhanit është e dëmshme për gojën tuaj në disa forma. Ajo njollos dhëmbët, ju jep erë të shpifur dhe është e dëmshme për mishrat e dhëmbëve.

Duhani po ashtu ngadalëson shërimin e çdo plage në gojën tuaj dhe gjithashtu rrit ndjeshëm rrezikun tuaj për kancer oral.

MUND TË JU PËLQEJNË