Ishte Kosovarja e para ajo që bëri me dije se Genci dhe Eni janë bashkë dhe këto fakt sa shkuan e u rritën edhe pse ata e kanë mohuar një gjë të tillë, shkruan Kosovarja.

Ata si çift duket se funksionojnë mirë, përveçse si koleg të cilët i lidh muzika. Genci është i dhënë pas Enit shumë, qëndrimi në Shqipëri në kohën më të madhe tregon se biondja sy katroshe i ka rrëmbyer zemrën reperit kosovar.

Eni më parë nuk ka qenë kaq shumë e angazhuar sa është tani nëpër koncerte nëpër vende të ndryshme, dhe kjo po arrihet falë Gencit. Ndryshe ata sollën edhe disa bashkëpunime, gjithashtu reperi u përkujdes nga studio e tij edhe për disa këngë për Enin.

Ndryshe vajzat nga Shqipëria po tregohen të zonjat dhe të kujdesshme ndaj djemve kosovar duke përfunduar edhe në një kurorëzim dashurie siç edhe ndodhi me Marina Vjollcen me Getin, urojme edhe për çiftin të përfundojnë në një gjë të tillë.

Genci dhe Eni edhe pse janë përfol dhe janë zënë mat shpesh herë, ata sikur nuk është duke ndodhur asgjë rreth tyre vazhdojnë shijojnë lidhjen e tyre nëpër vende të ndryshme dhe kryesisht është natyra që i tërheq dhe vizitojnë shpesh.

Edhe ky fakt tregon se ata përfundimisht janë bashkë, është Budva destinacioni i tyre i fundit që kanë vizituar. /Kosovarja/ 

MUND TË JU PËLQEJNË