Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar që ekipet e FSK-së tashmë janë nisur drejt Shqipërisë për t’ju ofruar ndihmë nga tërmeti i fundit shkatërrues që ndodhi atje.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti. HTH

MUND TË JU PËLQEJNË