Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, Instagram është bërë një pjesë integrale e jetës së brezit tonë dhe, qoftë kjo një foto qenushi të lezetshëm, partnerit tuaj ose një selfie teksa puthim ekranin (duckface), ajo çka ne postojmë në formën e fotografisë tregon për ne shumë më shumë se sa mendojmë.

Në fakt, sipas analizave shkencore dhe psikologjike nga psikologët e Harvardit, imazhet tuaja mund të zbulojnë nëse jeni popullor, me ndërgjegje apo edhe në depresion.

Nëse jeni lloji i personit që tregon çdo gjë nga marrëdhënia personale, atëherë, më shumë se sa të dashuruar dhe të lumtur ju tregoni në të vërtetë që mund të jeni i pasigurt në lidhje me marrëdhënien tuaj. Ekspertët e marrëdhënieve kanë sugjeruar që njerëzit që postojnë imazhe të mbushura me shprehje dashurie ndaj të tjerëve mund ta bëjnë këtë për të maskuar problemet, ndërsa përdorimi i titrave si “vajza ime” ose “bae” mund të jenë gjithashtu shenja të posesivitetit.

Nga ana tjetër, nëse postoni një selfie në të cilën jeni të veshur dhe të kuruar në detaje për të bërë përshtypje, ka më shumë të ngjarë të jeni një njeri i disiplinuar dhe që pëlqeni rregullin. Studiuesit gjithashtu vërejnë se këta njerëz kanë më shumë të ngjarë të shfaqen në moshë më të madhe se sa janë në të vërtetë, pasi priren të postojnë më shumë “aktivitete adultësh”.

Një lloj tjetër i fotografisë që tregon shumë është #gymselfie. Studimi zbuloi se ata që vendosin theks të madh në përparimin e fitnesit dhe pamjen fizike në mediat sociale, në fakt janë narcisistë.

Përveç selfieve, ekspertët zbuluan gjithashtu se lloji i filtrit të përdorur mund të tregojë shumë. Ata zbuluan se ata që përdorin filtra të ngrohtë si Valencia kanë tendencë të jenë më të popullarizuar se sa bashkëmoshatarët e tyre, njerëzit që përdorin filtra Inkwell ose të zezë dhe të bardhë mund të jenë depresiv.

Studiuesit në Universitetin e Harvardit kohët e fundit patën një shkallë më të lartë suksesi sesa mjekët në diagnostikimin e depresionit vetëm duke parë Instagramet e pacientëve. Njerëzit e dëshpëruar në studim postuan foto që ishin më blu, më të errëta dhe më gri se sa bashkëmoshatarët e tyre të shëndetshëm.

MUND TË JU PËLQEJNË