Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, jo pak herë di të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjet e saj atraktive.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive dhe elegante në fustan të verdhë.

Teksa ka vënë në pah figurën e saj trupore, Krelani dukej mjaft tërheqëse dhe joshëse me pamjen e saj.

Këngëtarja nga Gjakova është komentuar shumë shpesh për pamjen e saj, kjo pas ndryshimeve të shumta ndër vite.

Flaka ka qenë mjaft aktive këtë verë me prurje muzikore e koncerte të shumta anë e mbanë trevave shqiptare.

Ajo shquhet si një ndër zërat më të mirë shqiptarë, e cila është shpërblyer edhe me shumë çmime në festivale.

MUND TË JU PËLQEJNË