Aktorja Fiona Gllavica apo e njohur si ‘Pajtesa’ sot ka filluar ditën ndryshe.

Sot asaj i janë bërë 6 vite pa personin më të shtrenjtë në botë, nënën e saj të cilën e kujton çdo herë me dashuri e mall, shkruan “Kosovarja”.

E natyrisht që Fiona këto vite i ka pasë mjaft të vështira, por jeta ka vazhduar e tani i ka lënë pas veç kujtime e fjalë të bukura, për personin që sado që vitet të kalojnë ajo përherë do mbetet e pavdekshme në mendjen dhe zemrën e saj.

“Është e papërshkrueshme veç ideja se duhet të shkruaj për një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell. Veç ëndërrtart’ e dijnë se sa e pa prekshme është dhimbja e të jetuarit me zemrën gjysmë, pa zërin që mrekullon qetësinë dhe shikimin përkëdhelës të nanës.
S’kam guxuar ende ta quaj botën mizore, sepse kujtimi yt dhe vepra yte i ka dhënë rrugëve të jetës dashninë e paramendume. S’guxoj të bërtasë për boshllëqet sepse kam mësuar nga më e mira, që zemrat duhet të rrahin në plotësi edhe në ditët me shi.
Më mungon nanë, u bë kaq kohë…
Të kujtoj nanë, çdo ditë, edhe të flasë e të shënoj në vargje dedikime jete.
I paharruar, i lehtë si era, i bardhë si pendët e pëllumbave të paqes vie edhe ky vjetor i ikjes tënde që numëron përpjekjet e mia për të të gjetur në të lumturën.
Të dua fort nanë,
Po të bëj gyshe këtë vit. Bebushi do të fle i qetë sepse përkundet nga krahët e engjullit.
6💔”, ka shkruan Fiona sot në ditën më të pikëllueshme për të.

Ndryshe, pas 5 muaj martesë aktorja është në pritje për tu bërë nënë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË