Personazhi i ‘Pajtesës’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, e bëri aktoren të dashur për publikun.

Fiona Gllavica është një artiste e talentuar, e cila po e dëshmon dita-ditës profesionin më përkushtim e profesionalizëm, shkruan “Kosovarja”.

Veç karrierës, Fiona shpesh komentohet edhe për jetën private, martesën e aktivitetet jashtë punës.

Ajo u martua me Arbnor Pacollin, ku organizuan një aheng madhështor në të cilin çifti shkëlqeu.

Ata tash janë në pritje të fëmiut të parë, i cili do iu jep epitetin prindër.

Fiona pavarësisht angazhimeve, del e argëtohet me familje e shoqëri, teksa ndanë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundi ajo është parë duke pirë kafe me shoqën e saj, derisa bie në sy gjendja e Fiones pa grim.

Ajo duket se nuk e ka problem të shfaqet origjinale dhe se nuk i bëjnë përshtypje komentet e njerëzve./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË