Jemi në kërkim të vazhdueshëm për atë kremin, trajtimin apo atë larësin që do të na shpëtojë njëherë e mirë lëkurën, por s’dimë që fajin më të madh e bëjmë ne. Çdo ditë! Si? Duke u larë në mënyrësn më të gabuar të mundshme

Në qoftë se do t’ju thonim se shumë prej jush bëjnë pafund gabime gjatë dushit me siguri do t’ju dukej absurde pasi të bërët dush është diçka mëse e zakonshme, thjesht lahesh dhe kaq.

Lahemi çdo ditë

Sa herë lahemi lëkura zhvishet nga mbrojtësit natyralë, të cilët rikrijohen gjatë ditës në vijim. Por nëse laheni çdo ditë, nuk e lini lëkurën të prodhojë vajrat që e mbajnë të butë dhe të mbrojtur.

Lahemi në mëngjes

Mund t’ju nxjerrë gjumin, por ky është i vetmi avantazh i dushit në mëngjes. Gjatë ditës, poret e lëkurës ju bllokohen nga pluhurat dhe mikrobet, dhe të flesh pa u larë në mbrëmje, nuk është ide e mirë. Dermatologët sugjerojnë të laheni në mbrëmje.

Bëjmë dush të gjatë

Një ndër gjërat që na pëlqen dhe na çlodh është një orë dush në mbrëmje. Megjithatë, ky zakon e than lëkurën duke e lënë të pambrojtur.

Lahemi me ujë të nxehtë

Të shijon, por, sipas dermatologëve duhet të lahemi me ujë të vakët. Uji i nxehtë ia heq lëkurës vajrat natyralë, duke e tharë dhe kështu, ajo mund të rrudhet më shpejt.

Besojmë se uji i nxehtë na hap poret

Në fakt, sipas dermatologëve madhësia e poreve është gjenetike, dhe nuk e ndryshon dushi. I vetmi efekt që ka është siç thamë, tharja e lëkurës.

MUND TË JU PËLQEJNË