Edhe Fifi do të kontribuojë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Shqiptarët po vazhdojnë të ndihmojnë në mënyra të ndryshme qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja Fifi, ka bërë të ditur se të ardhurat nga koncerti që do ta mbajë nesër (e enjte) në Gjilan, do t’i japë për të prekurit nga tërmeti.

“Neser ne @lujopub Gjilan me rastin e 28 nentorit , te ardhurat e mia personale nga ky koncert do i jap per ndihme familjeve qe jane prek nga termeti 🇦🇱 ZOT LULU PËR SHQIPËRINË”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se e njëjta këngëtare ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram kontaktet e qytetarëve që dhurojnë strehim dhe ndihma të tjera për bashkëkombasit nga Shqipëria.

MUND TË JU PËLQEJNË