Çifti i famshëm Fero e Arbenita këto ditë kanë qenë kryetemë e mediave rozë.

Kjo pas skandalit me videon për Arbeniten që u bo virale në internet, shkruan “Kosovarja”. E dashura e Feros në këtë video shihej duke u puthur me një djalë tjetër, ish të dashurin e saj.

Arbenita reagoi menjëherë duke dënuar persot e ligë siç i quajti ajo dhe duke thënë se kjo gjë nuk do të ndikojë në dashurinë e saj ndaj Feros.

Ndërkohë që pas disa ditësh mbrëmë reagoi edhe reperi Fero duke thyer heshtjen. Ai ka publikuar një fotografi përkrah të dashurës së tij, teksa i bëri edhe një dedikim.

“Dashnia jem e përjetshme”, ka shkruar Fero sipër fotografisë me Arbenitën.

Kurse së fundi është bukuroshja ajo e cila ka publikuar një imazh në Instastory teksa shihet duke komunikuar me kamerë me Feron dhe duke shkëmbyer puthje përmes ekranit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË