Ibrahim Çelikkol është aktori turk që ka rrëmbyer zemrat e shumë vajzave.

Ai luan rolin e Ferhatit në serialin ‘Bardhe e zi’ që transmetohet në tv Klan.

Ai shprehet se nuk kupton se çfarë i tërheq femrat tek ai.

‘Nuk më pëlqejnë të më thërrasin ‘seks simbol’, por më pëlqen që të dukem bukur. Kujdesem përveten mjaftueshëm dhe mendoj se të paturit kujdes për të qënë sa më estetik, nuk dëmton maskilitetin e askujt. Shumica e aktorëvë në Turqi e kanë filluar karrieren e tyre nepërmjet modës, kështu që nuk është aspak e pazakontë që një mashkull të ketë rutinën e tij të ‘bukurisë. Për të patur trupin që kam tani, jam stërvitur 6 muaj intensivisht.Sinqerisht nuk e kam të qartë përse femrat ‘magjepsen’ pas meje pasi vetja me duket tepër i zakontë. Por, më kanë thënë shpesh që kam sy shumë shprehës dhe ndoshta kjo sjell këtë efekt’ ka thënë Ibrahimi.

MUND TË JU PËLQEJNË