Fati që të sjell “Instagrami”!

Është fakt tashmë që serialet turke janë ndër më të ndjekurit në vendin tonë dhe jeta e aktorëve të ndryshme ngjall shumë interes te publiku ynë.

E siç duket një aktor shumë i njohur për shqiptarët e paska fituar rolin nëpërmjet Instagramit dhe bëhet fjalë për Berkay Hardal, aktorin që luan në serialin e famshëm turk “Nusja nga Stambolli”, u bë pjesë e filmit vetëm nëpërmjet Instagramit.

Regjisorja e serialit, Muzeyyen Karaka u njoh me Berkay Hardal nëpërmjet fotove të tij në Instagram. Ajo ishte e bindur që Berkay kishte lindur për të qenë aktor dhe i ofroi rolin si “Murat” në serialin “Nusja nga Stambolli”.

Berkay është vetëm 21 vjeç dhe historia për të sapo ka filluar! Të shpresojmë të keni edhe ju të njëjtin fat!

MUND TË JU PËLQEJNË