Renee, Roan, Tian, janë vetëm disa prej emrave tashmë të njohur për opinionin publik, shkruan Kosovarja.

E kjo falë prindërve të tyre të njohur si artistë të estradës shqiptare, që me e pa dashje u dhanë kaq famë fëmijëve tyre, madje akoma pa lindur.

Që në muajt e parë të shtatzënisë të këngëtareve, u zbuluan detaje për bebet në ardhje, të cilët tashmë po gëzojnë të njëjtën famë me prindërit, për të mos thënë se me raste, edhe i tejkalojnë.

Mbase si të vegjël, pamundësia për të kuptuar dëshirën e tyre për të qenë ose jo i famshëm, i solli në këtë ‘gjendje’ me vullnetin e prindërve.

Por, e ardhmja e tyre, në të shumtën e rasteve, mund t’i penalizojë ata, ashtu siç edhe mund t’u shërbejë aty ku ata duan dhe kanë nevojë.

Rëndësi ka që, prindërit e tyre edhe pas shumë vitesh karrierë, kur do të ndiejnë nevojën e tërheqjes së plotë nga skena, do të mund të gëzojnë të njëjtën famë.

Sepse, sërisht përmes fëmijëve, do të përmendet emri i tyre si mbështetje për ta në rrugën që ata mund të zgjedhin.

/Kosovarja/

 

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË