Aktori tashmë i ndjerë Faruk Begolli, ishte ndër figurat më të dashura në skenën e teatrit dhe filmit.

Sukseset e njëpasnjëshme, bën që Begolli të njihet si aktori më i mirë në ish-Jugosllavi dhe më gjerë.

E sot, në përvjetorin e tij të 11-të, kujtohet nga studenti i tij, aktori i njohur i humorit Fatmir Spahiu.

“11 vjet pa ty”, ka shkruar Fatmir Spahiu, në foton e publikuar në Instagram, ku shihet bashkë më Begollin.

Kujtojmë se, Spahiu, prej vitesh është pjesë e skenës televizive, si aktor në shumë seriale vendore, e njëherit edhe autor, redaktor e moderues i emisionit “Natën me Fatmir Spahiun” që transmetohet në Radio Telvizionin e Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË