Pas erës së fuqishme që fryn qe më shumë se një orë, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka lutur qytetarët e kryeqytetit që të qëndrojnë në hapësira të mbyllur, transmeton Koha.net

“Për shkak të erërave të forta në Prishtinë lusim qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sa më shumë dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura. Për çdo emergjencë lajmërohuni në 080012233 ose 080012244”, ka shkruar Ahmeti.

Kjo erë e fuqishme që ka goditur Prishtinën, në kampusin e UP-së ka nxjerrë një lis nga toka.

MUND TË JU PËLQEJNË