Festë në familjen Istrefi Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi sot feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pritet që të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë. Era ka arritur të debutojë në skenën ndërkombëtare me këngën “Bon Bon” e cila është e interpretuar në gjuhën shqipe. Ky projekt i lansuar në fund të vitit 2015 i ka hapur rrugë për nënshkrimin e një kontrate me kompaninë gjigante Ultra Music.

Qysh nga atëherë Era ka punuar për projekte ndërkombëtare, duke mos e mohuar asnjëherë origjinën nga vjen e duke u ndjerë krenare që është shqiptare.

“Redrum” ishte projekti i dytë ndërkombëtar duke pasuar me bashkëpunimin me French Montana në këngën “No I love yous”.

Tutje Era ka vazhduar me publikimin e “Origam” ndërsa siç e ka cekur vetë ajo, kënga e “Kupës së Botës 2018” është nënvizimi i dytë në karrierën e saj pas “Bon Bon”.

“Sayonara” është projekti i fundit i Erës, në bashkëpunim me reperin rus Allj, i publikuar më 21 qershor, i cili deri tani në Youtube numëron mbi 1 milion klikime./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË