Sot në Ministrinë e Punëve të jashtme të Kosovës është zhvilluar një ceremoni dekorimi me ç’rast Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, i ka dorëzuar karateistit shqiptar me famë botërore Enver Idrizit dekoratën Ambasador i Vullnetit të Mirë i Kosovës.

Në ceremoni, ndër të tjera, z. Pacolli ka theksuar se Enver Idrizi nuk është ndalur asnjëherë për forcimin e imazhit të shtetit të Kosovës dhe për shtetësine e Kosovës.

“Për këto njëzet vjet ai ka organizuar shumë ngjarje jashtë me shpenzime të veta për t’i kontribuar shtetësisë së Kosovës – deri të Shpallja e Pavarësisë duke qenë konsekuent i të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur, duke marrë përsipër shumë herë edhe përgjegjësi, edhe kosto”.

Sipas Pacollit, një dekoratë e tillë e tillë është vetëm një mirënjohje shumë e vogël për meritat e Enver Idrizit, me dëshirë që të punojë edhe me tutje për Republikën e Kosovës. “Kosova ka nevojë për njerëz si ti”, u shpreh në fund ministri Pacolli.

Duke e marrë këtë certifikatë dekorate, z. Idrizi iu falenderuar përzemërsisht institucioneve shtetërore të Kosovës, veçanërisht z. Behgjet Pacollit duke e quajtur pasuri kombëtare e Kosovës.

Kjo dekoratë u jepet njerëzve të shquar të cilat kanë kontribuar për forcimin e imazhit të shtetit të Kosovës në vend dhe jashtë./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË