Kampioni botëror në karate, Enver Idrizi, ndër vite e ka dëshmuar fuqishëm natyrën e tij humane dhe bamirëse, duke u bërë pjesë e shumë iniciativave humanitare, shkrua “Kosovarja”.

Idrizi, edhe në këto ditë të trishta për Shqipërinë, po u zgjat dorën vëllezërve e motrave që kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për mbështetje.

Enver Idrizi bashkë me Adnan Vuniqi nga Austria, kanë ngarkuar një shleper të madh me ndihma që tashmë kanë arritur në shtetin shqiptar.

Kontigjenti me ndihma është i përbërë nga vesh-mbathje, shtretër, lodra fëmijësh, ushqime dhe gjësende të tjera të nevojshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË