Viteve të fundit, kryeministrin aktual të vendit, Ramush Haradinajn, gjithnjë e më shumë e shohim si njeri edhe më të famshëm, më të fuqishëm, shkaku i kontributit të tij në luftë, por edhe paslufte në paqe, shkruan “Kosovarja”.

Por, a u ka shkuar, ndonjëherë, mendja se edhe njerëzit e famshëm, kanë persona idhull, motiv për të bërë edhe më shumë?

I tillë për kryeministrin Ramush Haradinaj ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbreti i karatesë, kampioni botëror në këtë sport, Enver Idrizi.

Do theksuar se Enver Idrizi ka qenë ndër sportistët e parë shqiptarë, të cilët kanë prekur majat në fushën e sportit.

Para, gjatë dhe pas lufte, maestro, Enver Idrizi, ka qenë idhull jo vetëm i Ramush Haradinajt, por edhe i çdo shqiptari anë e mbanë rruzullit tokësor, ku besohet se çdo e dyta shtëpi e ka pasur, të paktën, një poster të tij, pra të karateistit shqiptar, kampionit botëror.

Së fundi, kryeministri Haradinaj e ka pritur në takim idhullin e tij, të cilit, në po atë takim, i ka thënë:

“Je dhe do mbetesh krenari e gjithë shqiptarëve! Për vete, të kam pasur idhull gjatë kulmit tënd në sportin të cilin e përfaqësove.

Edhe tash, që jemi bashkë, më kujtohen kohët kur me krenari kemi thënë se edhe ne, shqiptarët, e kemi një të fortë, e kemi kampionin e botës, Enver Idrizin”. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË