Adelina Thaçi shtë dalluar gjithmonë për zërin e saj të jashtazonshëm, për projektet e saj të mrekullueshme të cilat jaë vlerësuar shumë.

Këngëtarja e dëshmuar vetën në tregun muzikor, ku ka marrë pjesë në evente të ndryshme dhe ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj të bujshme shkruan “Kosovarja”.

Megjithëse ka kohë që nuk kemi dëgjuar ndonjë projekt të ri të saj, Adelina po vazhdon të jetë aktive në muzikë duke ushtruar profesionin e saj si profesoreshë e pianos dhe solo këndimit.

Ajo është mjaftë aktive në rrjetet sociale ku ndanë imazhe e aktivitete të ndryshme të saj për publikun.

Sa i përket jetës private Adelina është e martuar me gazetarin, publicistin dhe politikanin Bardhyl Meta, me të cilin ka dy vajza.

E duke pasur parasysh profesionin e saj, Adelinen e shohim shpesh në koncerte të ndryshme të Filarmonisë.

Në një të tillë është parë mbrëmë ku është shoqëruar me vajzën e saj. Ajo qysh tani ka filluar ti trajnojë vajzat ta duan artin e muzikën e pse jo në të ardhëm të ndjekin rrugën e nënës.

“Ne koncertin e Filharmonise mbreme me Fionen ❤️❤️” shkruan Adelina krahas një imazhi në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË