Tashmë intervistat më të mira që marrim nga personazhet janë ato nëpërmjet Instagramit. Këtë herë, ishte Eni Koçi që na tregoi që për pak del kënga e re, ajo vazhdon ende studimet për psikologji dhe sigurisht, foli pak për partnerin e saj, Genc Prelvukaj.

Çfarë vlerëson Eni te Genci?

“Hmmm nga t’ja nis më përpara. Sinqeritetin, intelektin dhe pasionin për arsimim dhe studuim, mbështetjen e pafundme për çdo sipërmarrje dhe angazhim timin, respektin që tregon gjthmonë, kujdesin maksimal për mua dhe gjithë njerëzit që na rrethojnë, ka një zemër të madhe që do vetëm të dhurojë mirësi e buzëqeshje tek çdo person (edhe tek ata që s’i njeh fare) e shumë e shumë gjëra të tjera që nuk përshkruhen dot këtu.”- u përgjigj këngëtarja.

E patë dhe ju Gencin nga sytë e Enit tani… Nga çifti nuk kanë munguar asnjëherë deklaratat romantike për njëri-tjetrin dhe ne na shijon të lexojmë çdo fjalë. /Blitz.al/

MUND TË JU PËLQEJNË