Nuk e dimë se kur do ndalojë me eksperimentet e flokëve, por këngëtarja sërish u kujdes për t’i befasuar të gjithë fansat.

Jemi mësuar ta shohim si biondinë tërheqëse dhe joshëse, por kohët e fundit po i ndryshon si shpesh ngjyrën e flokëve.

Para dy javëve ajo i bëri flokët e kuqe duke u kthyer pas në kohë dhe pak minuta më parë i ka lyer flokët rozë.

“Gjithmonë realizohen me sukses eksperimente që kërkoj unë. Më pëlqen pa fund kjo ngjyrë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se më herët të fejuarën e këngëtarit, Genc Prelvukajt e kemi parë të eksperimentojë në të gjitha nuancat e biondinës.

Ndryshe, Enin do ta shohim në video projekte të reja muzikore gjersa gjatë verës ka mbajtur disa koncerte muzikore.

MUND TË JU PËLQEJNË