Jo rrallë herë mediat raportuan për udhëtimet e shumta që Endriti, djali i presidentit Hashim Thaçi realizon në shtetet e botës.

Austria, Franca, Italia etj, janë veç disa nga shtetet ku Endriti ka vizituar, vende të cilat shumë bashkëmoshatarë nuk mund t’i realizojnë jo veç për shkak të mos liberalizimit të vizave por edhe pse nuk kanë mundësi financiare.

Por paratë nuk do të jenë problem që Endriti të shëtitet edhe në shumë vende turistike të botës, pasi ai ka mijëra euro në llogarinë e tij bankare.

Saktësisht posedon 13 mijë e 500 euro para të ruajtura në bankë. Kjo është bërë e ditur nga deklarimi i pasurisë që ka bërë presidenti Thaçi në Agjencinë Antikorrupsion.

Kujtojmë se Endriti zyrtarisht nuk ka të ardhura personale mujore apo vjetore.

Ndërsa pasuria e paluajtshme e babait të tij arrin në 610 mijë euro. Të hyrat vjetore të familjes Thaçi shkojnë deri rreth 60 mijë euro të deklaruara. /Reporteri.net/.

MUND TË JU PËLQEJNË