Po i ngacmon gratë në pikë të ditës, në mes të kryeqytetit. Madje duket se ngacmuesi nuk po e ka problem që të tentojë edhe t’i puthë ato.

E për të njëjtin person po thuhet se nuk është hera e parë që po e bën këtë veprim. Policia e Kosovës ka thënë për Express se rasti i parë i raportuar për të dyshuarin, ka qenë të mërkurën

Gratë e lagjes Tophane të kryeqytetit po kanë frikë të dalin edhe gjatë ditës në qytet. Ato po i ngacmon një person i panjohur, i cili në videot të cilat janë shpërndarë në internet duket se nuk është i maskuar.

Ai po shëtite rrugëve të qytetit si qytetar i zakonshëm, por nuk po heziton që t’i ngacmojë gratë e vajzat.

Qytetarët thonë se kjo nuk është hera e parë që ky person po e bën një veprim të tillë, mirëpo në polici thonë se për të njëjtin është raportuar vetëm me datën 24 të këtij muaji.

“Për këtë ngjarje jemi njoftuar me datën 24 korrik 2019, rreth orës 13:00. Informata është duke u trajtuar nga ana e hetuesve policor, të cilët aktualisht janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, kanë thënë në një përgjigje  Zyra për Informim e Prishtinës.

Ndërkaq në videot e publikuara nga qytetarët, po thuhet se i ky person e ka përsëritur shpesh veprimin e tij.

Qytetarët të cilët i kanë shpërndarë videot thonë se ngacmimet kanë ndodhur edhe gjatë vitit 2018, e sipas tyre nuk është ndërmarrë asgjë ndaj personit të dyshuar.

MUND TË JU PËLQEJNË