Në komunën e Prizrenit kanë arritur më shumë se 500 persona nga Shqipëria, për shkak të tërmetit vdekjeprurës.

Por kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka cilësua se ka edhe persona që vijnë nga zonat që nuk janë të prekura nga tërmeti.

Për këtë, Indeksonline ka kontaktuar me zyrën e Informimit në Prizren, nga e cila kanë thënë se ende nuk kanë informacion të saktë se sa persona kanë ardhur nga Shqipëria e që nuk kanë qenë familje të prekura nga tërmeti.

Në përgjigjen e tyre thuhet se për shkak të fluksit të madh të të ardhurve mbrëmë në orët e vona, verifikimi me kohë ka qenë i pamundshëm.

“Realisht për momentin nuk kemi informacion të saktë se sa persona kanë ardhur nga Shqipëria e që nuk kanë qenë familje të prekura nga tërmeti.

Ekipi punues dhe menaxhmenti i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve ka regjistrin e saktë prej rreth 500 personave të cilët janë vendosur në këtë Park, dhe tani në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shqipërisë do të bëhet verifikimi i tyre nëse janë nga vendet e prekura nga tërmeti apo jo.

Për shkak të fluksit të madh të të ardhurve mbrëmë në orët e vona, verifikimi me kohë ka qenë i pamundshëm”, thuhet në përgjigjen për Indeksonline.

Ndërsa, Haskuka përmes një njoftimi në Facebook, sot ka bërë thirrje që të mos drejtohen te Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve pa paralajmërim, pasi që nuk ka më kapacite të pranohen më shumë persona.

MUND TË JU PËLQEJNË